Policia e Elbasanit ka shoqëruar një tjetër person në lidhje me vrasjen e Mondi Mëhallës, ngjarje e ndodhur një natë më parë në qytetin e Elbasanit.
Sipas burimeve, policia po ushtron kontroll në një banesë në Lezhë, e cila dyshohet se i përket personit të ndaluar. Hetimet e para sugjerojnë se ky individ mund të ketë përdorur më herët automjetin tip “Audi”, i cili u gjet i djegur pas ngjarjes.
43-vjeçari Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u qëllua për vdekje mbrëmjen e së dielës (30 nëntor), teksa sapo kishte dalë nga zyra e karburantit të tij. Ai u qëllua pasi ishte futur në automjetin tip Range Rover, nga një makinë tip Audi e zezë e cila iu afrua duke e qëlluar brenda mjetit. Pas ngjarjes, autorët u larguan në drejtim të Librazhdit, ndërsa ende nuk janë identifikuar nga policia. Mëngjesin e sotëm, në fshatin Mirakë të Librazhdit u gjetën automjeti i djegur dhe arma që dyshohet se janë përdorur nga autorët.
Viktima Edmond Hyka rezulton me precedentë penalë të mëparshëm në Itali dhe Shqipëri. Ai dyshohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale në shtetin italian për shitje të lëndëve narkotike. Gjithashtu dy vite më parë, ai është shoqëruara nga Policia e Elbasanit për armëmbajtje pa leje, ndërsa pas kontrollit që i është bërë mjetit, i janë gjendur dhe shkopa bejsbolli në bagazhin e makinës.
/rtsh.al/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...