Policia dyshon se vrasja e dy te rinjve mbrëmjen e te dielës ne Durrës kishte si motiv prishjen e pazareve te drogës. 33-vjeçari, Ervin Kodra mendohet se ka qene ne shënjestër te atentatit.
Endri Çaushaj 22 vjeç qe mbeti i vrare ne vendin e pasagjerit mendohet se ishte ne vendin e gabuar ne kohen e gabuar. Përveç larjes së hesapeve ose hakmarrjes tashnë është shtuar edhe një pistë e tretë.
33 gëzhoja u gjeten ne vendin e ngjarjes, te gjitha nga i njëjti lloj arme, një prove se ne atentat ka qëlluar vetëm një person. Dy viktimat kanë qenë duke pirë kafe në një lokal dhe sapo kanë hipur në automjetin tip Fuoristradë, BMW X5, me targa AA 292 IH, një person i paidentifikuar i cili shoqërohej nga një bashkëpunëtor, ka qëlluar me breshëri kallashnikovi kundrejt tyre duke i lënë të vdekur në vend. Pas vrasjes, atentatorët janë larguar me automjet në drejtim të urës së Dajlanit, duke humbur gjurmë.
Njëri prej viktimave dhe pikërisht Ervin Kodra, ishte i skeduar më herët nga policia e Durrësit për disa vepra penale,si krime kundër personit dhe trafik narkotikësh. Në vitin 2008 Kodra është akuzuar për mos kallëzim, krimi në vrasjen e shtetasit Saimir Balla, ngjarje e ndodhur pas Pallatit të Kulturës në Durrës. Policia në atë kohë arrestoi si autor vrasje, shtetasit Elvis Tefa dhe Orges Dervishi, ndërsa Kodra u la i lirë nga gjykata për mungesë provash.
Për të zbardhur mekanizmin e atentatit policia ka shoqëruar mbi 42 persona.
Për të zbardhur ngjarjen policia ka kërkuar edhe bashkëpunimin e policisë së Vlorës në dhënien e informacionit mbi aktivitetin që ka pasur 25 vjeçari Çaushaj, ndonëse nuk rezulton i skeduar me precedent penal. Dy te rinjtë u vranë publikisht, ne një ore qe bulevardi ishte e mbushur me njerëz./abcnews/
Barcelona po vëzhgon nga afër pesë talentë të mëdhenj evropi...
Sulmet izraelite në Liban vrasin 12 persona, përfshirë ofice...
Rama për Zvërnecin: Investimi në Vlorë është “bekim” për eko...
Veton Berisha publikon pamjet pas denoncimit në polici ndaj ...
Xhelal Sveçla voton, bën thirrje për pjesëmarrje dhe proces ...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të pa banuar në...