Hetuesit e Policisë së Tiranës besojnë se vrasja e çiftit të bashkëshortëve Alban dhe Nora Muskurti ishte kulmimi i disa viteve konflikte familjare të nisura që prej vitit 2016.
Autori i dyshuar Arsen Muskurti njihej nga policia si person problematik, ndërkohë që autoritetet policore kanë patur të dhëna që prej vitit 2016 për konfliktin e tij me të vëllain Albanin dhe kunatën Norën.
Këta të fundit kanë bërë disa herë denoncime në komisariat ndaj Arsen Muskurtit pas konflikteve familjare që kanë patur.
Ndërsa në vitin 2018, autori i dyshuar i ngjarjes i shiti 50% të aksioneve të biznesit të tyre vëllait që vrau dje, Alban Muskurtit. Pak metra më tutje poshtë biznesit të vëllait ku ndodhi vrasja, një agjencie udhëtime, Arsen Muskurti ka edhe një dyqan të tij me produkte kozmetike.
Ndërkohë, autori i dyshuar Arsen Muskurti nuk ka shfaqur pendesë për ngjarjen gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit. Ai u ka thënë hetuesve se vëllai dhe kunata e kishin e zili për punën, si dhe ka treguar edhe që ka patur konflikte për menaxhimin e bizneseve dhe pronave.
38-vjeçari Arsen Muskurti qëlloi me pistoletë vëllain dhe kunatën e tij duke i lënë të vdekur. Pas vrasjes, ai u largua i qetë për t’u arrestuar disa orë më vonë./lapsi/
Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton ...
“Ma nxori zemrën nga vendi“, fëmijë 9–10 vjeç në Kosovë përd...
Kosova po e “mban” turizmin në Shqipëri
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...