Vrasja e 27 vjeçarit në Tiranë, policia shpall në kërkim autorin dhe 5 persona të tjerë

09:48 | 11 Maj 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “5 Maji” në Tiranë, ku si pasojë ka mbetur i vrarë me armë zjarri një 27-vjeçar.

Policia njofton se autori i ngjarjes së rëndë është një 28-vjeçar, i cili është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Po ashtu, në kërkim janë shpallur edhe 5 shtetas të tjerë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ndërkohë policia është duke vijuar punën për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.05.2021, rreth orës 23:15, në rrugën “5 Maj”, në rrethana ende të paqarta është…

Posted by Policia e Shtetit on Monday, 10 May 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara