Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali pasi ka votuar për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në zonën e ‘Parkut Olimpik’, ka deklaruar se sot është dita e kombit dhe qytetarëve shqiptarë.
Për këtë arsye, ajo u ka bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë masivisht dhe se të gjithë duhet “të tregojmë që jemi europianë me mendje dhe me zemër, në ideale por edhe në standarde”.
Ajo shtoi se sa më shumë të ushtrohet sot e drejta e votës është një përgjegjësi qytetare.
“Faleminderit juve që keni dalë herët për të pasqyruar këtë ditë të demokracisë. Sot është dita e qytetarëve shqiptarë, sot është dita e shtetit, sot është dita e kombit, sot është dita e Shqipërisë. U bëj thirrje të gjithëve t’i bashkohen kësaj thirrjeje, të votojnë sot me qytetari ashtu sicc është zhvilluar fushata zgjedhore, t’u tregojmë që jemi europianë me mendje dhe me zemër, në ideale por edhe në standarde. Urime të gjithëve dhe sa më shumë të votojnë për Shqipërinë, aq më shumë përgjegjësi qytetare tregojmë dhe aq më e mirë do të jetë e ardhmja jonë”, u shpreh Spiropali pasi ushtroi të drejtën e votës.
/rtsh.al/
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin