Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se i ka kërkuar Komisionit Qendror të zgjedhjeve që të bëjë një video shpjeguese për të gjithë shqiptarët e diasporës që të regjistrohen në zgjedhje.
Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’sy”, kreu i qeverisë në përgjigje të një qytetari që i është refuzuar aplikimi për regjistrim në zgjedhje nga KQZ, u shpreh se, i kemi kërkuar KQZ-së që të bëjë një video shpjeguese për të sqaruar njerëzit.
“Duhet të ribësh edhe një herë aplikimin se me siguri mund të ketë diçka që ka të bëjë me foton, që përshembull tek pasaporta apo karta duhet bërë dhe pjesa mbrapa. Ka disa detaje”, tha Rama.
“I kemi kërkuar KQZ-së që të bëjë një video shpjeguese për të gjithë në faqen e vetë, ku për të gjitha detajet dhe të gjitha llojet e problemeve të sqarohen njerëzit. Shpresoj do ta bëjnë shumë shpejt”, tha Rama./Atsh.al
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...