Pak pasi u konstituua mes tensionesh dhe protestash nga qytetarë dhe mbështetës të PD-së, këshilli i ri bashkiak i qytetit, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka dalë me një reagim për mediat.
“Nuk lejojmë që një uzurpator të uzurpojë qytetin dhe Shqipërinë. Shkodranët e kanë demonstruar këtë përditë, Shkodra meriton shumë, këtë vlerësim që ne ia bëjmë tokës dhe vendit tonë dhe luftojmë fort, ne do të vazhdojmë ta duam qytetin, ta mbrojmë.
Unë kam detyrën dhe përgjegjësinë të jem kryetare e bashkisë së Shkodrës deri në momentin sa më të shpejtë për të gjithë ne e jo vetëm për Shkodrën, por për vendin, kur ne shqiptarët të sigurojmë zgjedhje të vërteta, të rregullta, të gjithë të zgjedhin të lirë, jo vetëm kryetarin e bashkisë, por edhe këshillat bashkiakë”- tha ajo.
Sipas saj, “Kjo që u bë sot është demonstrim i së vërtetës, jo vetëm ne që ne e mbështesim, por për të gjithë ata që kanë vesh të dëgjojnë, e të prekin të vërtetën e dhimbshme të shqiptarëve që nuk lodhen kurrë për të kërkuar lirinë e demokraci”./tch/
Prokurori Pache pretendon se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Peci: Kërkesa për dënime në bllok ngjan me dënim kolektiv
Qeveria publikon programin e aktiviteteve për 18-vjetorin e ...
Policia e Kosovës sekuestron rreth 7 kg marihuanë, arrestohe...
“Provat mbështesin veprime të fshehta gjatë luftës”, pretend...
Reuters raporton për fazën përfundimtare të gjykimit ndaj kr...