Qyteti i Vlorës mund të ishte gdhirë me një ngjarje të zhurmshme këtë të mërkurë, nëse ajo që ishte planifikuar gjatë orëve të natës do të ishte realizuar sipas planeve të dashakeqësve.
Një automjet i parkuar është bërë objekt i dyshimeve, se nën të është vendosur lëndë eksplozive, duke shkaktuar rrethimin e zonës në lagjen “Kushtrimi”, afërsi të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës.
Ende nuk ka të dhëna mbi pronarin e automjetit tip BMW, me targa AA 895 TX, apo mbi autorin/autorët e dyshuar të vendosjes së lëndës plasëse.
Në vendngjarje ka forca të shumta policie dhe po priten ekipet xheniere për të bërë të mundur çaktivizimin e saj./Tch

Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...