Plazhi i Zvërnecit është nga më të bukurit dhe më të frekuentuarit në Vlorë, gjatë stinës së verës, por pamja e tij sot është e trishtueshme.
Lumi Vjosa ka shkarkuar gjatë ditëve me shi, sasi të mëdha mbetjesh urbane dhe plastike në ujërat e detit.
Por dallgët, një pjesë të ndotjes urbane, e kanë rinxjerrë në plazh. Plehrat janë hedhur në lumë gjatë gjithë gjatësisë së tij, sa hyn në Shqipëri, e deri sa derdhet në det.
Sot në Zvërnec nuk ka pushues, por peshkatarë, të cilët thonë se plazhi po kthehet në vend grumbullimi mbeturinash, pasi prurjet nga lumi Vjosë si dhe era e cila fryn nga veri-perëndimi, mbetjet plastike i grumbullon në një gji.
Kjo situatë vijon prej ditësh, ndërsa mbetjet që nuk i pastron askush, mbulohen nga rëra./tch/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...