Çelja e sezonit turistik në Vlorë ka vijuar edhe aktivitete të shumta, por dhe me një festival ndërkombëtar, Aulona Folk.
Pjesëmaresit nga disa shtete kanë mbushur jo vetëm skenën, por dhe rrugët e qytetit bregdetar të Vlorës.
Për të dhjetin vit radhazi grupet që marrin pjesë nga vendet e Ballkanit, Europës e Aziasë janë ngjitur në skenën e këtij festivali, i cili do të mbush sheshin e Kinemasë verore në Lungomare për tre netë rresht.
Për herë të parë këtë vit pjesëmarrës është edhe një grup nga Kina.
Paraditen e së dielës, ansamblet u mblodhën në plazhin e Orikumit, ku edhe janë përgatitur për mbrëmjen e së dielës. Festivali Aulona Folk do të vijojë për tre netë./tch/
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...