E cilësuar si perla e rivierës shqiptare, Vlora çel më 10 maj zyrtarisht sezonin e ri turistik.
Me një koncert të madh festiv mbrëmja e premte do të mbledhë në shesh këngëtarët më të mirë të momentit, ndërsa nuk do të mungojnë aktivitet e shumta kulturore, artistike dhe sportive. Kryebashkiaku Dritan Leli, fton të gjithë qytetarët të mblidhen në shesh për të festuar hapjen e këtij sezoni.
“Jemi këtu që jemi mësuar ta quajmë dhe ta përjetojmë si vendi që mbledh të gjithë shqiptarët, të gjithë vlonjatët. I ftoj të gjithë të jenë këtu në shesh, të jenë prezent sa më shumë njerëz për të filluar sezonin turistik që besoj do të jetë më i mbarë dhe i suksesshëm se sezoni i kaluar dhe absolutisht destinacioni turistik i të gjithë shqiptarëve dhe jo vetë. Nesër do mbahet një koncert fantastik dhe do të jenë të ftuar shumë këngëtarë”, tha Dritan Leli, shkruan shqiptarja.com.
Vlora me brigjet e saj, Sazanin, Karaburunin, kalanë e Kaninës, Lagunën e Nartës, Llogoranë, monumentet, prodhimet e tokës dhe të detit është gjithnjë e më shumë e frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj.
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...