Mediat greke shkruajnë për një vizitë të fshehtë të Edi Ramës në vendin fqinj. “Edi Rama ishte në qytet të enjten pasdite”.
Sipas trikalavoice.gr, ai drekoi në restorantin “Aigli” të hotelit “Panellinion” në qendër të Trikalës dhe menjëherë më pas shijoi kafenë e tij në hijen e sheshit, jashtë tij.
Ai shoqërohej nga rojet e tij.
Sipas medias greke ish- kryetar i Bashkisë së Tiranës, kryeministri shqiptar edhe më parë kishte qenë në Trikala, si mysafir nderi i komunitetit të përhershëm shqiptar që jetonte këtu.
Nga ana e kryeministrisë nuk ka pasur njoftim për një vizitë zyrtare të Ramës në shtetin grek dhe nuk dihen arsyet e vërteta të këtij udhëtimi./Express
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...
“Bukë, djathë & domate” – Drake rikthehet sërish ...
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin