Është normalizuar gjatë mesnatës situata e zjarrit në qytetin e Poliçanit. Në fikjen e zjarrit u angazhuan 3 mjete dhe 15 zjarrfikës të Repartit Zjarrfikës Berat, 1 mjet me 6 zjarrfikës të Skraparit dhe dhjetëra forca ushtarake.
Zjarri nisi fillimisht në pyllin që ndodhet pranë Uzinës së Armëve në Poliçanit dhe i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, zjarri u përhap me shpejtësi, duke ju afruar zonës C, në të cilën ndodhen magazinat me lëndë plasëse, raporton A2CNN.
Fatmirësisht zjarri devijoi drejt zonës malore, duke u shmangur kështu rreziku i afrimit të tij drejt depove të armatimit.
Pas shumë orësh lufte me flakët, zjarrfikësit dhe ushtria bën të mundur lokalizimin e flakëve të zjarrit dhe normalizimin e situatës.
Ndërkohe që forcat zjarrfikëse së bashku me ato ushtarake kanë qenë nën monitorim të situatës përgjatë gjithë natës për të shmangur rrezikun e riaktivizimit të vatrave të zjarrit.
Punëtori lëndohet pasi bie nga një lartësi në Han të Elezit
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet për një person...
Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Podujevë...
Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ka frikë ...
27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe