Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shpërndarë në Twitter një mesazh shkëputur nga fjala e tij një ditë më parë në konferencën për mediat.
Basha thekson se është në interes të të gjithë shqiptarëve që llumi i tranzicionit të pastrohet.
“Është interes i të gjithë shqiptarëve, i socialistëve dhe demokratëve të thjeshtë që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit, nga njerëz që këto 30 vjet pavarësisht siglës politike që kanë mbajtur, nganjëherë e kanë ndërruar, nganjëherë kanë dalë me sigla të reja kanë përdorur politikën për t’u pasuruar dhe kanë futur në politikë llumin e shoqërisë,krimin e organizuar.
Kanë shkatërruar konkurrencën në treg duke fuqizuar një grusht njerëzish, vetëm e vetëm se ndajnë me ta favore në kurriz të qindra mijërave sipërmarrësve të ndershëm,” deklaroi Basha.
Pastrimi i politikës nga krimi dhe korrupsioni është interesi i të gjithë shqiptarëve ?? pic.twitter.com/gkdRoz52rK
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 21, 2021
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shteti...
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...