Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka njoftuar se deri më tani vetëm 1920 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë.
Ndërsa, kanë mbetur edhe 8420 subjekte deklaruese, kur kanë mbetur vetëm edhe dy javë kohë.
Komunikata e plotë:
1920 zyrtarë kanë deklaruar pasurinë – APK u bën thirrje edhe 8420 subjekteve deklaruese ta kryejnë obligimin deri më 31 mars.
Kanë mbetur edhe dy javë deri në përfundimin e afatit për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë.
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit rikujton opinionin publik dhe të gjitha subjektet deklaruese se është duke vijuar procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë për vitin kalendarik 2025 (1 janar – 31 dhjetor 2025), i cili ka filluar më 1 mars 2026 dhe përfundon më 31 mars 2026.
Në përputhje me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe Dhuratave, të gjithë personat zyrtarë në Republikën e Kosovës që i nënshtrohen këtij obligimi ligjor janë të obliguar ta kryejnë deklarimin e pasurisë brenda afatit të përcaktuar me legjislacionin në fuqi.
Deri më tani, pas dy javësh nga fillimi i procesit të deklarimit, obligimit ligjor i janë përgjigjur 18.5 %, përkatësisht 1920 zyrtarë publikë. Ndërkaq, numri i përgjithshëm i subjekteve deklaruese që i nënshtrohen deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë për këtë cikël është 10340 zyrtarë të lartë publikë.
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...
PDK: Vendimi për KQZ-në hap rrugë për abuzime zgjedhore
Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, besoj që kemi at...
Kurti pritet me tortë në Mitrovicë për ditëlindje
Aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës, shtatë të lëndu...