Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në zonën e Fushë Arrëzit, duke theksuar se falë ndërhyrjes ajrore me helikopterë, flakët janë vendosur nën kontroll.
Në një postim në Facebook, Vengu ka vlerësuar bashkëpunimin mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe trupave nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Një tjetër ditë në luftë me flakët nga ajri në Fushë Arrëz. Helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet dominuan qiellin dhe ndihmuan forcat në tokë për të kontrolluar flakët”, shkruan ai, duke përshëndetur punën e “heronjve të qiellit” që, sipas tij, ulën ndjeshëm intensitetin e vatrave dhe u erdhën në ndihmë banorëve e natyrës në zonat e gjelbëruara.
/rtsh.al/
ZYRTARE: John Stones largohet nga Manchester City pas një de...
Trump thotë se Irani sapo e ka informuar Uashingtonin se ësh...
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...
Gjuajtën me armë zyrtare jashtë detyrës, IPK suspendon dy po...
Irani ndalon eksportet e çelikut
Aksion policor në tri rajone, arrestohen pesë persona për fa...