Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, u prit me ceremoni zyrtare nga homologu i tij hungarez, Kristóf Szalay-Bobrovniczky, në Sheshin e Heronjve në Budapest, në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Hungari.
Ceremonia u zhvillua në një nga sheshet më simbolike të kryeqytetit hungarez, ku dy ministrat theksuan marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.
Në një postim në Facebook, ministri Vengu vlerësoi partneritetin mes dy vendeve, duke theksuar se Shqipëria dhe Hungaria janë të bashkuara nga historia, të përkushtuara ndaj sigurisë kolektive dhe të orientuara drejt forcimit të mëtejmë të aleancës së përbashkët.
Ai nënvizoi se forcat e armatosura të të dy vendeve shërbejnë krah për krah në misione kyçe për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, si NATO Kosovo Force – KFOR dhe European Union Force in Bosnia and Herzegovina.
Gjatë vizitës u bë edhe nderim për të rënët dhe për sakrificën e forcave të armatosura shqiptare dhe hungareze në mbrojtje të lirisë dhe vlerave evropiane, duke riafirmuar angazhimin e përbashkët për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim të qëndrueshëm në rajon.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...