Një turist ukrainas ka ndërruar jetë në ishullin e Sazanit. Autoritetet njoftojnë se 40-vjeçari ndodhej në ishullin në bregdetin jugor të vendit me guidë turistike kur ka pësuar arrest kardiak.
“Sot, në Sazan, gjatë transportit për ndihmë mjekësore për në spital, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak shtetasi ukrainas P. I., 40 vjeç, i cili ndodhej me familjen në atë zonë për guidë turistike.”
Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, raporton A2Cnn.
Dogana gjen 11 fishekë në bagazhin e një udhëtari
Vdes zyrtari policor Afrim Xhemaili, ngushëllon Sindikata e ...
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Sekuestrohen armë dhe municion në rajonin e Pejës, arrestohe...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...