Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Shënkollit në Lezhë, ku një polic i këtij institucioni ka ndërruar jetë si pasoj e problemeve me zemrën gjatë kohës që ishte në punë.
Pas ngjarjes ka reaguar sot Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë.
Në një njoftim në rrjetet sociale, sindikata ka akuzuar drejtuesit e burgut se nuk e kanë lejuar 62-vjeçarin Gjovalin Frroku të shkojë në spital për ndihmë të specializuar pa përfunduar orarin e punës.
“Zemra nuk pret mbarimin e shërbimit dhe burokracitë e eprorëve”, thuhet në reagimin e sindikatës, sipas së cilës, 62-vjeçari ka kërkuar ndihmën e urgjencës që është mjaftuar vetëm me një kontroll rutinë.
Ndërkohë, sindikata ka paralajmëruar edhe protesta për gjendjen e punonjësve të policisë.
“Vdekjet dhe problemet shëndetësore nuk kane të sosur ne Policinë e Burgjeve dhe punonjësit me të drejtë kërkojnë që sa më parë të reagojmë me protestë para institucioneve në Bulevardin e Tiranës”, ka thënë sindikata.
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...