Megjithëse ende nuk ka ende një deklaratë zyrtare rreth shkakut të vdekjes së 17-vjeçares Ana Rina në tualetin e shkollës profesionale në Fier, paraprakisht, policia dyshoi në një helmim të mundshëm, ose problem shëndetësor.
Kjo e fundit bazohet në faktin se nxënësja është paraqitur rreth 1 javë më parë në spitalin e Fierit, ku është ankuar për dobësi të përgjithshme trupore, shkruan “Panorama”.
Gjithashtu, sipas hetimeve, ajo ka pasur edhe temperaturë, por mjekët e kanë përcjellë duke i thënë se është virozë dhe e kanë këshilluar të pijë lëngje.
Familjarët e 17- vjeçares janë marrë në pyetje, nga ku mësohet se kanë deklaruar se vajza e tyre nuk ka pasur probleme, përveç një viroze të lehtë.
Ata kanë qenë mjaft të tensionuar mbrëmë dhe kanë kërkuar me ngulm të kryhej autopsia sa më parë, në mënyrë që të kenë një përgjigje se cili ishte motivi i kësaj tragjedie për familjen e tyre.
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...