Gjatë javës së parë të vaksinimit masiv në Durrës kanë marrë dozën e parë të vaksinës kineze CoronaVac, 1200 të moshuar deri të enjten.
Edhe sot, dhjetra persona nga mosha 70 vjeç, janë paraqitur, sipas planifikimit, pranë 18 qendrave shëndetësore të Durrësit e Shijakut. Ndërkohë, vaksinimi po vijon edhe për mësuesit e pedagogët. 800 mësues të shkollave publike dhe 170 pedagogë të universitetit, janë vaksinuar, ndërsa ka nisur dhe vaksinimi i mësuesve të shkollave private. Deri tani, janë vaksinuar 60 mësues të shkollave jopublike, transmeton tch.
Vaksinimet kanë ndikuar ndjeshëm dhe në situatën pandemike në Durrës. Ka një rënie të numrit të të infektuarve ditorë dhe një përgjysmim të numrit të rasteve aktive. Autoritetet shëndetësore, një ditë më parë raportuan vetëm 10 raste të reja infektimesh dhe 1283 raste aktive në të gjithë Durrësin.
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...