Zv/ndihmës amerikan i Shtetit, Matthew Palmer ka folur për vaksinat në Shqipëri dhe zgjedhjen që ka bërë qeveria e Ramës për të marrë prodhimet ruse e kineze.
Zyrtari i lartë amerikan thotë se zgjedhja i përket Shqipërisë dhe se SHBA nuk ndërhyn në punët e brendshme. Ai thekson se Shqipëria po mundohet për popullin e saj duke zhvilluar procesin e vaksinimit pavarësisht nga vijnë vaksinat.
‘’Kina dhe Rusia po përdorin një diplomaci tjetër. Edhe Shqipëria po mundohet për popullin e saj. Zgjedhja e vaksinës i takon Shqipërisë. Ne s’ndërhyjmë në politikën e brendshme të vendeve’’- tha Palmer.
Palmer tha se ambasadorja Yuri Kim ka qenë mëse e qartë në deklaratat e saj, dhe kandidatët e partive duhet të jenë të besueshëm.
Ai thotë se më e rëndësishmja është të ketë zgjedhje transparente si dhe të vijojë Reforma në Drejtësi.
“E rëndësishme ajo çfarë ka thënë Yuri Kim. Ata që kandidojnë duhet të jenë të besueshëm. Yuri Kim ka qenë e qartë në deklaratat e saj. Ka pasur progres në Shqipëri në reformën në drejtësi, por ka ende shumë punë për të bërë.
E rëndësishme është të zhvillohen zgjedhje transparente. Stërvitje ushtarake me disa vende të NATO-s, ne kemi zgjedhur edhe Shqipërinë që është anëtare e NATO-s. Ndërkohë jemi të përkushtuar që të ketë vaksina në të gjithë botën’’- tha Palmer.
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...