Ursula von der Leyen: E ardhmja e Shqipërisë është në BE, negociatat duhet të fillojnë

16:50 | 2 Mars 2021

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka komentuar rreth takimit të djeshëm në Bruksel me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Përmes një postimi në Twitter, Leyen ka thënë se fokusi i bisedës ishte i përqendruar tek negociatat e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Isha e lumtur që u takova me Edi Ramën. Shqipëria duhet të llogarisë mbështetjen e Bashkimit Europian për rindërtimin pas tërmetit dhe për të frenuar pandeminë. Shpresoj ta vizitoj së shpejti Shqipërinë. Ne diskutuam negociatat për anëtarësimin”, ka shkruar ajo, transmeton arbresh.info

Leyen tha se e ardhmja e Shqipërisë është në BE dhe për këtë arsye negociatat duhet të fillojnë pa humbur kohë.

“Qëndrimi ynë është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian dhe negociatat duhet të fillojnë”, ka thënë Leyen./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara