Gjuha e përdorur nga Sali Berisha në drejtim të Lulzim Bashës, nuk do të kalojnë më në heshtje nga selia blu. Lulzim Basha thirri në një mbledhje paraditen e të hënës disa prej të besuarve të tij në kryesinë e PD.
Ajo që ra ne sy, ishte mungesa e disa prej kritikëve që u shprehën kundër vendimit për përjashtimin e Berishës pak ditë më parë. Për Flamur Nokën, Oerd Bylykbashin, Luçiano Boçin, Albana Vokshin nuk ka pasur një ftesë për të qenë pjesë e mbledhjes.
Në takimin me dyer të mbyllura porosia e Lulzim Bashës ishte se nga sot daljet mediatike të eksponentëve të PD do të jenë më të shpeshta dhe fokusi do të jetë te sqarimi i opinionit publik dhe demokratëve për cështjen Berisha, shkruan abcnews.
“E shpreha edhe dy ditë më parë që po e përcjell me shumë keqardhje gjuhën e përdorur nga z.Berisha pas vendimit të detyruar për ta larguar atë përkohësisht nga grupi parlamentar. Është momenti që secili nga ju të mos i shmanget mediave dhe interesit publik për këtë çështje. Të sqarojmë se vendimi ishte i pashmangshëm dhe i detyruar, ndaj edhe demokratët të sqarohen që të mos krijohet asnjë përshtypje se demokratët janë të përçarë, ose akoma me tepër që ka dy grupe kundër njëri-tjetrit” u tha Basha./arbresh.info/
“Ulu në vend, s’ta jap fjalën”, përplasje mes Albulena Haxhi...
Prokurorja kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe...
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...
Prokurorja: Naim Murseli kreu vrasje makabre para syve të fë...
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...
Murseli, Kokalla e Plava sillen në gjykatë, dëgjohen fjalët ...