Ura e Kordhocës në Shqipëri, është mrekullia 200 vjeçare, sipas historianëve është ndërtuar rreth vitit 1820 dhe në atë kohë ishte nyja kryesore lidhëse për tre qytete, Gjirokastrën, Libohovën dhe Janinën, ndërsa aktualisht njihet si e vetmja nyje lidhëse në luginën e Drinos.
Konstruksioni i gërshetuar me stilin e arkitekturës orientale osmane, tre harqet e mrekullueshme dekorativë dhe shtrimi i plotë me kalldrëm i japin vlera të mëdha historike e arkitekturore, ndërkohë që tanimë është funksionale për kalimin e këmbësorëve dhe automjeteve, transmeton atsh.
Ura është e gjatë 20 metra dhe e lartë në pikun 7 metra. Pamja e saj nuk ka munguar edhe në disa filma artistikë shqiptarë, të realizuar para viteve 1990, si në “Ja vdekja, ja liri”, “Muri i gjallë” dhe “Dasma e Sakos”.



Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë