Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar të gjitha gratë shqiptare për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Në mesazhin e tij në Facebook, Rama theksoi falënderimin për rolin e grave në familje dhe shoqëri dhe uroi që pjesëmarrja dhe kontributi i tyre të rritet.
“Mirëmëngjes, dhe në këtë 8 Mars, për të gjitha gratë, për të gjitha nënat, motrat, gjyshet dhe vajzat shqiptare, jo vetëm një falënderim për gjithçka bëjnë çdo ditë, por edhe një urim me gjithë zemër që pjesëmarrja e tyre të rritet, angazhimi i tyre të forcohet dhe gjithçka që ato i sjellin Shqipërisë të bëhet edhe më shumë, falë zërit, energjisë dhe kontributit të tyre, ju uroj një të diel të paqtë”, shkroi kryeministri shqiptar.
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...