Migena Kellezi, vajzës nga Elbasani e cila u vra nga bashkëshorti dy javë më parë, i është bërë përcjellja për në banesën e fundit paraditen e djeshme.
Miq, familjarë e të afërm morën pjesë në ceremoninë mortore, ku i dhanë lamtumirën 30 vjeçares. Largimi i parakohshëm nga jeta e Migenës tronditi mbarë opinionin publik, sidomos qytetarët e Elbasanit, pasi Migena ishte bijë elbasanase. Migena Kellezi u vra nga i shoqi në Gradisca d’Isonzo. Dritan Sulollari, bashkëshorti, u burgos në Gorizia, pasi tha se nuk mbante mend se çfarë kishte ndodhur. Çifti me një djalë 8 vjeçar ishte në prag të divorcit./syri.net
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga