Është zbardhur ngjarja e plagosjes me armë zjarri në kokë e shtetasit Indrit Çelaj, 26 vjeç, lindur në Mallakastër e banues në Tiranë, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore. I riu u qëllua mesditën e sotme me armë dhe ndodhet në spital në gjendje kome.
Policia njofton se autor i plagosjes është shtetasi me iniciale L.V., banues në Tiranë, i cili është shpallur në kërkim.
Rreth orës 11.30, në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë, në një vilë trekatëshe, 26 vjeçari që ka mbetur i plagosur ishte duke kryer punime për kondicionimin e vilës në pronësi të shtetasit B.K.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 26 vjeçari, pas një konflikti të çastit me shtetasin L.V, ky i fundit e ka plagosur në kokë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vila.
Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethaneve të ngjarjes, si dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së kësaj ngjarjeje.
Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar L.V./tch/

Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...