Mali i Sopotit thuajse është shkrumbuar nga zjarret e ditëve të fundit mes bashkive Gjirokastër, Finiq e Delvinë.
E fundit vatër aktive në Bashkinë e Finiqit ka mbetur në fshatin Kokodhiq, shumë pranë qytetit të Delvinës, të cilin e ka mbuluar tymi.
Vatra aktive është qindra metra e gjatë dhe ndodhet 1 km mbi fshatin Kalodhiq. Era e fortë gjatë pasdites e ka nxjerr nga kontrolli duke u dashur ndihma nga ajri e dy helikopterëve dhe nga toka 9 zjarrëfikëse nga Delvina, Finiqi, Konispoli, Saranda, Fieri dhe Berati.
Prej dy ditësh vatrat e zjarrit u shfaqën ne malin e Sopotit të favorizuara nga temperaturat e larta, era e fortë dhe terreni i vështirë. 24 orët e para ishte e vështirë vënia nën kontrroll e zjarrit nga toka pasi mjetet e zjarrëfikseve nuk ngjiteshin dot për shkak të terrenit, ndërsa luftës kundër flakëve ju bashkuan me mjetet rrethanore të banorëve.
Nga flakët mundi të shpetojej vetëm një pjesë e pyllit të gështënjave./euronews
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...