U mbyt në lumin Mat, gjendet pas 1 jave trupi i 54-vjeçarit

20:52 | 13 Shkurt 2017

Pas rreth 1 jave, polumbarët e Forcave të Armatosura kanë gjetur trupin e pajetë të 54 vjeçarit Fran Bardhi, i cili mbyt në ujërat e lumit Mat, ndërsa u gjet sot (13 shkurt) në ujërat e lumit Fan.

“Trupi i 54-vjeçarit është gjetur pak orë më parë në një thellësi prej 4 m, i mbuluar nga balta dhe interte, dhe për shkak të errësirës, palombarët e Forcave të Armatosura do të rifillojnë ditën e nesërme operacionin për nxjerrjen e trupit”, sqaron ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Fran Bardhi po punonte në afërsi të lumit kur është marrë nga rrjedha e ujit, e cila erdhi në mënyre të menjehershme nga HEC-i që po ndërtohet në këtë zonë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunes (4 shkurt) në fshatin Ndër Fan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara