“Më mirë në burg se në Shqipëri”. Kjo është deklarata e një shqiptari të arrestuar në Britani për kultivim të bimëve narkotike.
Runi Firaku, u arrestua në gusht të këtij viti bashkë me tre bashkatdhetarë, pasi u kapën duke u kujdesur për bimët e kanabisit në një shtëpi bari në një pallat të braktisur në Strood të Kentit në Mbretërinë e Bashkuar.
Të arrestuarit e tjerë janë Drilon Sulaj, Andi Zyberaj dhe Ermir Zyberaj. Ata u dënuan me 7 dhe 8 muaj burg.
The Telegraph shkruan se njëri nga të arrestuarit tha në sallën e gjyqit: “burgu është më mirë se Shqipëria”.
Megjithatë katër shqiptarët mohuan të kishin njohje me njëri-tjetrin dhe thanë se ishin transportuar ilegalisht në Britani, në pjesën e pasme të një furgoni. Para gjykatësit, avokatët mbrojtës thanë se shqiptarët ishin nën presion për t’ua shlyer borxhin trafikantëve.
Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...