“Rruga Tiranë – Elbasan do të hyjë në rekordet e historisë së ndërtimit të rrugëve në Shqipëri, si segmenti që ka marrë kohën më të gjatë për të përfunduar.
Në 5 vitet e fundit, 13 kilometrat nga rrethrrotullimi i TEG deri në hyrje të tunelit të Elbasanit nuk janë shtruar ende. Me këto ritme i bie që të jenë ndërtuar 1.8 kilometra në vit.”
Punimet për të ndërtuar rrugën që lidh Tiranën me Elbasanin filluan në vitin 2011, ndërsa tuneli i Kërrabës dhe segmenti nga tuneli për në hyrje të qytetit të Elbasanit ishin gati në pranverë të 2013-s.
13 kilometrat nga Tuneli në drejtim të Tiranës kane mbetur për 5 vjet një kantier i hapur.
“Për katër muaj përfundon viti 2018-të, por pamja që kemi parë përditë në kantierin në afërsi të fshatit Ibë, që ka hapur firma që po kryen punimet për Tiranë-Elbasan, është e njëjtë. Kamionët dhe makineritë që po punojnë për shtrimin e rrugës mund të numërohen me gishtat e dorës.”
Punimet vazhdojnë të zvarriten për arsye të ndryshme, njëherë për shkak të rrëshqitjeve, njëherë se nuk kishte studim gjeologjik, e pas mbylljes së projektit ishte problem i gjetjes së parave.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thotë në një përgjigje për televizionin Klan se arsyeja kryesore se përse kilometrat e fundit kanë mbetur pa u shtruar është mungesa e fondeve.
Një javë më parë qeveria miratoi një kredi të dhënë nga OPEC me vlerë 16 milion dollarë, e cila do të shërbejë për mbylljen përfundimtare të të gjithë segmentit. Mospasjen e financimit të duhur për rrugën, Autoriteti Rrugor Shqiptar ia ve drejtimit të vjetër i cili në vitin 2016-të kërkoi shumën reale që duhej me vlerë 57 milion dollarë te OPEC, ndërsa në ministrinë e Financave, si autoritet përgjegjës për marrjen e kredisë, e bëri për një fond me vlerë 35 milion euro.
Sipas ministrisë së Infrastrukturës, kësti i fundit i OPEC do të bëhet efektiv brenda Shtatorit dhe rruga pritet të mbyllet brenda vitit.
Afati i përfundimeve është shtyrë disa herë dhe deri sot, fatura e 32 kilometrave autostradë që lidh Tiranën me Elbasanin, ka kapur vlerën e 450 milionë Dollarëve.
Tv Klan
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...
I kërkuar nga Italia për trafik droge, 54-vjeçari arrestohet...
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...