Si pasojë e reshjeve të shiut të shoqëruara me ngrica, në Rrugën e Kombit janë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, janë regjistruar tre aksidente rrugore, ku janë përfshirë rreth 15 automjete, mes tyre një mikrobus dhe një autoambulancë e koncesionarit.
Si pasojë e aksidenteve, janë dëmtuar gjashtë persona, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Rrëshenit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, në terren kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë Rrugore dhe punonjësit e kompanisë së mirëmbajtjes, të cilët po hedhin kripë në segmentet problematike për të normalizuar qarkullimin. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e motit./rtsh
Deklaratat e ish-krerëve të UÇK-së pas orës 13:00
Rruga drejt Malit të Zi mbyllet për kamionë, qarkullimi për ...
Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe ish-udhëheq...
Ambasada e Kosovës në Japoni organizoi pritje për Ditën e Pa...
Real Madridi po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh ...
Presidenti i Finlandës uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë