Një vajze e cila nuk kishte mbushur ende 23-vjeç, ka humbur jetën ditën e djeshme në Greqi dhe mendohet se shkak ishte një gabim i stafit mjekësor.
10 ditë më parë ajo iu nështrua një operacioni për heqjen e kistit dhe mesa duket asgjë nuk shkoi ashtu siç duhet.
2 orë pas operacionit, vajza ra në koma dhe ë ëma, Anila Mertika, emigrante nga Saranda, së bashku me të atin e dërguan atë në një nga spitalet më të mira të Athinës “Georgios Genimatas”.
Përpjekjet e mjekëve për ta risjellë sërish në jetë ishin të kota. Gjatë gjithë kësaj kohe miqtë dhe të njohur e saj kanë bërë thirrje në Facebook për gjak. Mëngjesin e djeshëm, Alexandra fatkeqësisht ndërroi jetë duke shkaktuar dhimbje, trishtim dhe zemërim tek të afërmit e saj.
“Ne kemi luftuar për të kaq shumë kohë! Edhe ajo ishte duke luftuar për të jetuar, por nuk pati sukse, nuk mundi ta duronte! Ajo nuk arriti as të festojë ditëlindjen e saj të 23-të! Si mund të ndihemi të gjithë ne tani? Si mund të ndihet familja e saj? Të mbushur me dhimbje dhe të zemëruar. Ky mjek që ka dhënë betimin për të shpëtuar jetën e njerëzve, ai sapo ka marrë një jetë. Ai do të paguajë shtrenjtë për veprimin e tij dhe uroj që të mos të flejë më përsëri në paqe !!! Shpresoj që ai të ndiejë dhimbjen që i shkaktoi familjes !!! ” shkruan një mik i saj në Facebook.

Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...
Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër votoni për ndryshim, ...
Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës
Arrin në Kosovë grupi i katërt i haxhilerëve nga Gjilani, Li...
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...