Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ngushëlloi familjarët e viktimave të shkaktuar nga zjarri në një resort turistik në Bolu të Turqisë.
Me anë të një postimi në X, Begaj i përcolli homologut të tij turk Erdogan dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë si edhe mbështetjen e popullit shqiptar në këto momente të vështira.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga aksidenti tragjik në Bolu, Turqi. Në emër të Shqipërisë shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta dhe të popullit shqiptar për familjet e viktimave dhe i uroj të lënduarve shërim të shpejtë. Mendimet tona janë me Presidentin Erdogan dhe popullin turk në këtë kohë të vështirë.”- shkroi Begaj./Arbresh.info
We are depply saddened by the tragic accident in Bolu, Türkiye.
On behalf of Albania, we extend our heartfelt condolences to the bereaved families and wish the injured a swift recovery.
Our thoughts are with President @RTErdogan and the Turkish people during this difficult…
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) January 21, 2025
LEXO EDHE:
Të paktën 66 të vdekur nga një zjarr në një resort skijimi në Turqi
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...