Ngjarja e rëndë e dy ditëve më parë në Fier, ka tronditur mbarë opionin publik. Drini Derveni, qëlloi për vdekje me pistoletë të dashurën e tij, Ermira Arapi, dhe më pas vrau edhe veten me një plumb në kokë.
Derveni dhe Arapi ishin të martuar me persona të tjerë dhe bashkë kishin një lidhje jashtëmartesore.
Por pas kësaj ngjarje të rëndë, një nga miqtë e Dervenit, ishbanori i Bog Brother Ilir Beqiri, ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook. Ai ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të shokut të tij, ku ka kujtuar edhe momentet e bukura që mban mend nga fëmijëria e tyre.
Statusi i Ilir Beqirit në Facebook:
”R.I.P Drini Derveni. Do kujtojmë me lot në sy festën te shtëpia që ngritëm lagjen në këmbë. Ndodhinë me profesor Bert Toskën. Mbrëmjen e maturës e telljet me duart e Nik Topuzit e shumë e shumë të tjera. Më vjen keq që nuk të erdha në funeral miku im dhe si nuk erdhi kurrë ajo telefonatë për birra në Tiranë. Të qoftë dheu i lehtë dhe tu kesh lën uratën Betës dhe vajzave. Lamtumirë mik”.

Modric po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli, fundi mu...
OBSH: Rast i ri i hantavirusit në Spanjë, shkon në 13 numri ...
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...
Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Ba...