Kryetarja e “Lëvizjes për Ndryshim’” Jozefina Topalli, e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se qeveria është kryeproblemi sot për Shqipërinë.
Topalli theksoi se të dyja palët kanë tradhtuar elektoratin e kanë dëmtuar Shqipërinë. Ajo shtoi se djegia e mandateve është akt i rëndë për demokracinë.
“Edi Rama ka tradhtuar ata që e kanë besuar. Qeveria është problemi dhe nëse është në këmbë, është sepse ka futur në xhep kryetarin e opozitës, e ky është problem kryesor,. Mos të bëjmë dikur nuk i dimë disa gjëra. Mund të kemi marrëveshje pas 25 prillit. Djegia e mandateve është akt i rëndë dhe mos-hyrja në zgjedhje rrezikon të çojë partinë drejt asgjësimit.
Nuk mundesh t’ja falësh bashkitë kundërshtarit tënd më të madh. Nuk janë njësoj palët, unë thashë opozita është faktori pse kjo qeveri mbahet rri në këmbë. Mendoj se situata duhet të ndryshojë, të mos kemi qeveri të Ramës, Metës e Bashës, por të shqiptarëve./balkanweb/
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...