Tkurret Shqipëria, bie numri i lindshmërisë

21:21 | 12 Tetor 2018

Shqipëria vijon që të ketë ulje të numrit të popullsisë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se Pusteci, Libohova dhe Skrapari janë qytetet që kanë pasur më pak lindje gjatë 2018.

Kjo tendencë duket se ka nisur që prej vitit 2001 por është theksuar më shumë muajt e fundit.

Një nga faktorët është ulja e lindshmërisë. Por janë qarqet me të ardhurat më të ulëta që regjistrojnë më shumë foshnje në një vit.

Në qarkun e Kukësit dhe Dibrës kemi 13,9 lindje për 1 mijë banorë.

Ndryshimin më të lartë në numrin e popullsisë e shënon qarku i Gjirokastrës me rënie prej 46,3 për mijë banorë, ndjekur nga Dibra dhe Berati.

Tkurrjen e popullsisë nuk e kanë ndjerë Tirana, Durrësi dhe Vlora që kanë shënuar rritje.

Kryeqyteti ka dendësinë më të lartë me 529 banorë për km2, i ndjekur nga Durrësi dhe Fieri.

Ndërsa në Gjirokastër është dendësia më e ulët me vetëm 22 banorë për km katror, shkruan ora news.

Më pas renditet Kukësi me 40 banorë për km2.

Shkak për uljen e popullsisë është ulja e lindjeve, migracioni i brendshëm drejt qyteteve më të zhvilluara, si dhe emigracioni në rritje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara