Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se nuk do të pranojë sërish të jetë ushtrues detyre i kryetarit të Degës së PDK-së në Drenas.
Përmes një reagimi publik, Lladrovci tha se nuk synon të emërohet me vendim nga kryetari i partisë, derisa sipas tij vazhdon të jetë në fuqi vendimi i vitit 2025, i cili autorizon Kryesinë për votimin e kandidaturave për kryetarë komunash.
Ai u shpreh se një përvojë të tillë e ka kaluar një herë dhe nuk do ta përsërisë më, shkruan Arbresh.info.
“Një herë kam pranuar të jem ushtrues detyre, të dytën herë nuk e bëj”, ka shkruar Lladrovci.
Tutje, ai theksoi se mbetet pjesë e PDK-së dhe se dorëheqja e ushtruesit të detyrës nuk e ka afruar e as larguar nga partia.
Lladrovci ka kritikuar edhe zhvillimet e fundit brenda degës, duke thënë se “dështakët nuk mund të promovojnë e as të tregtojnë vizione për PDK-në”.
Në fund, ai bëri thirrje për mobilizim të strukturave të partisë për zgjedhjet e 7 qershorit, duke u shprehur i bindur në fitore në komunën e Drenasit./Arbresh.info/
Programi europian për bashkitë, Rama: Investim strategjik pë...
Zjarr i madh në një servis në Pejë – digjen disa automjete, ...
Lladrovci me mesazh të fortë ndaj PDK-së: Nuk pranoj të bëhe...
Qeveria e kryeministrit Radev merr votëbesimin nga parlament...
Një burrë gjendet pa shenja jete në Suharekë, rasti po hetoh...
Rooney shpërthen ndaj Tuchel: Lënia jashtë e Arnold është e ...