Një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur mesditën e së premtes në Tiranë, pas një atentati të kryer ndaj tij nga persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën “Hoxha Tahsim” në Tiranë, ku i plagosuri, i identifikuar më pas si Xhevair Shabani nga Miloti, ishte pranë automjetit të tij kur është qëlluar të paktën 2 herë nga një person i cili ishte në një motoçikletë.
Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarje, ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje ku kanë nisur punën për identifikimin e autorit të plagosjes dhe motivet e kësaj ngjarje.
Veç dëshmive të shumta të mbledhura, grupi hetimor ka sekuestruar dhe kamerat e sigurisë të disa bizneseve përgjatë rrugës “Hoxha Tahsim”, me shpresën se në to mund të arrijnë të dallojnë dhe të identifikojnë autorin e plagosjes.
/ Top Channel
Sulmohet me veturë një polic në Vushtrri, i dyshuari në arra...
Vidhen pjesë të trafos dhe akumulatorë nga një objekt në Ist...
Zhduket një grua në Prishtinë
Lufta në Ukrainë/ Një i vrarë dhe 11 të plagosur në Kherson,...
Sa fituan klubet nga Champions League? PSG kryeson listën e ...
NASA: Shpërthimi i meteorit mbi SHBA ishte sa 300 tonë TNT