Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të diele.
Ngjarja ka ndodhur pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Siç shihet në pamjet e siguruara nga Ora News, makina ka qenë e parkuar mes pallatave në momentin kur është përfshirë nga flakët.
Menjëherë mbërritën forcat zjarrfikëse, që bënë të mundur shuarjen e flakëve.
Paraprakisht dyshohet për një zjarr të qëllimshëm. Makina i përket njërit prej banorëve të pallatit, me profesion avokat.
Vetë pronari i automjetit i ka vënë në dispozicionin policisë pamjet e kamerave të sigurisë së pallatit. Pas këqyrjes së tyre pritet të zbulohet edhe shkaku i vërtetë i zjarrit.
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...