Në sajë të nismës së Bashkisë së Tiranës për reduktimin deri në eliminimin e përdorimit të qeseve plastike, kryebashkiaku Erion Veliaj u takua me një grup përfaqësusesish nga Shoqata e Prodhimit të Bukës për të marrë mbështetjen e tyre për këtë nismë.
“Ne kemi 6 muaj që kemi eksperimentuar me supermarketet dhe na rezulton që përdorimi i qeseve plastike është reduktuar me 60%”, tha Veliaj.
Me anë të kësaj marreveshjeje, tha Veliaj, 250 furrat më të rëndësishme të bukës në Tiranë nuk do të shpërndajnë më qese plastike, duke arritur kështu në një rekord historik: “Edhe në Amerikë dhe qytetet e tjera të zhvilluara shpërndahen qeset kafe të letrës, që janë produkt i ricikluar dhe shpërbëhet në 4 minuta dhe jo në 400 vjet sa duan qeset”.
Ndërsa kreu i Shoqatës së Prodhimit të Bukës, Gëzim Peshkëpia, në emër të të gjithë pjesëmarrësve, shprehu mbështetjen e kësaj nisme si një lëvizje që shërben në reduktimin e ndotjes së kryeqytetit: “Ne kemi rënë dakord njëzëri për mbështetjen e kësaj lëvizjeje që shpresojmë në të ardhmen të sjellë edhe reduktimin e ndotjes së ambientit”. /TopChannel/
Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, Trump: Ata kanë rënë dakor...
Rusia nisi sulmin ajror më vdekjeprurës në disa muaj, duke v...
Pacolli: Projekti që duhej të ishte krenari, sot rrezikon të...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...
Kryeministrja italiane pas takimit me Ramën: Fokusi te mbroj...
Presdentja në detyrë nesër bën homazhe në Poklek e Çitakovë