Ndahet nga jeta Alketa Gjoka e cila u përfshi bashkë me dy vajzat dhe djalin e saj në një zjarr të rënë në hotelin e tyre në Velipojë si shkak i shpërthimit të një bombole gazi.
Gjoka po kurohej në Itali, por pas disa muajsh nuk ka arritur që të mbijetojë.
Më përpara kanë humbur jetën edhe dy vajzat e saj 18 dhe 15 vjeç.
Nga ai zjarri i vetmi i mbijetuar i cili po ashtu ndodhet në spital në Itali është djali 12-vjeçar i familjes Gjoka.
Kjo familje jetonte në Lezhë, por kishin një hotel në Velipojë dhe teksa kishin shkuar në fillim të muajit korrik të këtij viti për t’u bërë gati për sezonin turistik.
Por rrjedhja e një bombole gazi solli shpërthimin e fuqishëm duke i lënë fillimisht të plagosur rënde katër anëtarët e familjes Gjoka prej të cilëve 3 prej tyre kanë ndërruar jetë, nëna dhe dy vajzat teksa kuroheshin në një spital në Itali./vizionplus/
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...