Struktura e Posaçme, SPAK, pritet të jetë një nga institucionet që do të mund të përpunojë të dhënat e pasagjerëve që hyjnë apo dalin nga Shqipëria përmes transportit ajror dhe detar.
Përfshirja e SPAK në listën e institucioneve kompetente të këtij lloji është propozuar nga Ministria e Brendshme në një ligj “për mbledhjen, përpunimin, transmetimin, ruajtjen, fshirjen, mbrojtjen dhe garantimin e të dhënave të informacionit të pasagjerit në Republikën e Shqipërisë”.
Sipas draftit ligjor që është në fazën e konsultimit me ekspertët, përpunimin e të dhënave të pasagjerëve, me qëllim parandalimin, zbulimin, hetimin e ndjekjen penale të veprave të rënda, apo që kanë lidhje me “terrorizmin”, do të mund ta bëjnë 8 institucione, mes të cilave edhe Gjykatat e Posaçme dhe Shërbimi Informativ Shtetëror, raporton A2cnn.
Projektligji synon të përqendrojë tek një autoritet të vetëm në Policinë e Shtetit, Sektori i Inteligjencës së Pasagjerit, marrjen grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të pasagjerit.
Drafti parashikon që çdo e dhënë e pasagjerit, ato paraprake dhe të rezervimit, përfshi informacionin mbi detajet e biletës, bagazhet, adresat, kontaktet telefonike, e deri tek kodet e konfirmimit të rezervimit do të transmetohen nga kompanitë e transportit te ky sektor.
Për këtë janë parashikuar edhe afate kohore, të lidhura ngushtë me orën e planifikuar të nisjes së fluturimit a lundrimit, apo të çastit kur kanë përfunduar procedurat e imbarkimit dhe është e pamundur që pasagjerët të hyjnë ose të dalin. Sipas projektligjit, Sektori i Inteligjencës së Pasagjerit, në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale kryen transferim ndërkombëtar të të dhënave me vendet anëtare të BE-së, me Interpol dhe Europol, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit operacional dhe me vendet jo anëtare të BE-së kur vlerësohet e nevojshme.
Referuar relacionit të draftit të firmosur nga Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, objektiv i tij është përshtatshmëria me standardet ligjore të Bashkimit Europian.
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...