Një person është proceduar penalisht në Shkodër pasi tentoi të vrasë qenin endacak, por aksidentalisht qëlloi një person.
Sipas policisë ngjarja është shënuar në fshatin Naraç të Vau i Dejës.
Ndër të tjera sipas njoftimit mësohet se personi i dëmtuar fatmirësisht nuk ka marrë plagë të rëndë dhe është larguar në banesë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vau Dejes referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë 54 vjeçari, banues në fshatin Naraç, Vau i Dejës, sepse gjatë tentativës për të vrarë me armë gjahu, një kafshë endacake (qen), ka dëmtuar aksidentalisht, një shtetas, i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore, është larguar në banesë” informoi sot policia e Shkodrës./abcnews.al/
Hamza: Po, Fatmir Limaj do ta mbështesë PDK-në për zgjedhjet...
Alarm për Ebola në Itali: Dy raste të dyshuara në Lombardi p...
“Arritën deri në pikën sa nxorën flamujt e Gjermanisë në bul...
Kurti në përurimin e Shtëpisë Muze të Ymer Elshanit në Drena...
Barcelona nis bisedimet për Rashfordin, anglezi pranë transf...
Ekzekutohen shtesat e rritura për lehonat, Kurti: I gëzofshi...