Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter pas lajmit se mbi shtëpinë e gazetares Klodiana Lala është qëlluar me kallashnikov.
“E patolerueshme barbaria mbi shtëpinë e gazetares Klodiana Lala! Ngjarja duhet zbardhur sa më parë dhe strukturat e shtetit janë të angazhuara maksimalisht. Mbështes e inkurajoj Klodianën në këtë moment kritik dhe pres me padurim ndëshkimin e keqbërësve”, shkruan Rama në rrjetin social.
Banesa e babait të gazetarës Klodiana Lala u sulmua me armë gjatë orëve të para të mëngjesit. Në banesën që ndodhet në zonë e Laknasit dyshohet se u qëllua disa herë me kallashnikov. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar pasi në shtëpi ndodheshin në gjumë fëmijët e mitur të gazëtares, e cila është marrë në mbrojtje nga policia.
Policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen që dyshohet se ka lidhje me detyrën e gazetares së kronikës.
Ndërkohë, për rastin reagoi edhe Shoqata e Gazetarëve, e cila dënoi sulmin duke e cilësuar një këmbanë alarmi që bie fort për rrezikun që u kanoset gazetarëve në kryerjen e detyrës së tyre të përditshme./Tch
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...