Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të një lokali loto sport në lagjen nr 1 të Sarandës, në orët e vona të mbrëmjes së 10 majit 2017.
Nga informacionet e para të përcjella nga gazetari i Ora News Geraldi Bregu, objektiv i atentatit ka qenë Rudin Haxhia, 39 vjeç ndërsa policia ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me këtë ngjarje.
Autorët mendohet se kanë qëlluar me kallashnikov me silenciator nga dera që ndodhej në pjesë e pasme të lokalit pranë Prokurorisë së rrethit dhe më pas e kanë braktisur.
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar vetëm panik pasi lokali ka qenë i mbipopulluar në ato moment.
Policia nuk ka njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen ndërsa Rudin Haxhia ka qenë disa herë subjekt i disa atentateve.
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...