Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme (17 maj) në Mamurras.
Te plagosur kanë mbetur Klevis Lika dhe Eltion Zyka 41 dhe 21 vjeç, banues në Mamurras.
“Rreth orës 22:05, në afërsi të Mamurrasit, Kurbin, në një rrugë rurale, në rrethana ende të paqarta mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit K.L. dhe E.Z., të dy 21 vjeç, banues në Mamurras, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë” informon policia.
Sipas informacioneve të para dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një konflikti mes disa të rinjve.
Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes, shtetasin E.N, 22 vjeç dhe janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij./OraNews
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...
Elisa Spiropali vizition Kosovën, pritet nga krerët e shteti...
Mot i vranët dhe intervale me diell
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi