Disa të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Kukës.
Sipas informacioneve paraprake, dy persona kanë mbetur të plagosur.
Të shtënat janë dëgjuar në një lokal pranë një pallati pranë zonës së Radio Kukësit.
Njoftimi i policisë:
Plagosën me armë zjarri dy shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar (vëllezër).
Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tyre.
Rreth orës 14:35, në qytetin e Kukësit, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. C., 36 vjeç, dhe S. K., 65 vjeç.
Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit F. I., 39 vjeç, dhe N. I., 38 vjeç, (vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, për dokumentimin ligjor të rastit.
Shqipëria e pret sonte Izraelin në “Air Albania”
Dua Lipa publikon albumin e fotografive nga dasma me Callum ...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, policia nis hetimet
Vjedhje e rëndë në Podujevë/ Hajnat marrin stoli ari e argje...
Fabrizio Romano i hedh poshtë spekulimet për një largim të m...
Zhduket një burrë në Vushtrri