Në Shqipëri më 9 shtator do të nis viti i ri akademik në të gjithë vendin.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se 25 shkolla të reja hapin dyert për nxënësit.
Ai ka ndarë pamjet nga shkolla e re “Musine Kokalari”, e cila është gati të mirëpresë 800.
“Edhe pak orë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor ku 25 shkolla të reja hapin dyert dhe të tjerat kanë përfunduar përgatitjet për të mirëpritur nxënësit në të gjithë vendin.Shkolla e re “Musine Kokalari” është njëra prej tyre dhe tashmë është gati të mirëpresë më 9 shtator rreth 800 nxënës dhe mësues, duke ofruar kushte sipas standardeve europiane me klasa të reja, laboratorë e terrene sportive”, shkruan Rama./Arbresh.info/
Nis mbledhja e Këshillit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kritikon...
Kurti thotë se Vetëvendosje synon 60% në zgjedhjet e 7 qersh...
Porto me fanella speciale në nderim të Diogo Jota-s
Ish-ushtari i UÇK-së, Shemsi Jashari i bashkohet PDK-së
Dita e Evropës, Begaj: Shqipëria më afër se kurrë integrimit...
Kurti pasi u propozua sërish për kryeministër: Sa herë po na...